Shqip arrow Ballina

Adresa

rr. Dimitrie Cupovski
nr 9, 1000 Shkup

tel:++389(2)3117-277
faks:++389(2)3118-414
e-mail: contact@mofk.gov.mk

Mirëseerdhët në web-faqen e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë

Arsimi është e drejtë themelore e njeriut. Ai u ofron fëmijëve, të rinjve dhe të riturve fuqinë e mendimit kritik, të bëjnë zgjedhje dhe të përmirësojnë jetesën. E ngushton rrethin e mbyllur të varfërisë dhe është element thelbësor i zhvillimit shoqëror dhe ekonomik. (EFA, UNESCO)
Lajmërim për nënshkrimin e memorandumit me UNICEF-in

Sot ( 13.03 2008 ), Minisri i arsimit dhe  shkencës, z.Sulejman Rushiti nënshkroi Memorandumin për realizimin e projektit „Arsim kualitativ dhe  relevant„ me drejtoreshën e UNICEF-it,z-nja Hongwei Gao.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është sigurimi për hyrje të barabartë drejt shërbimeve të përgjithshme cilësore për grupet e përfshira sociale. Rezultatet e pritura nga kjo kontratë pesëvjeçare për këtë bashkëpunim janë:Përvetësimi dhe zbatimi në politikë  për përfshirje të çdo fëmije në shkollë dhe eliminim të dallimit gjinor.

Më tepër...  
Ministri Rushiti në takim të hapur në Tiranë

ROLI I SHQIPTARËVE NË INTEGRIMIN E MAQEDONISË NË NATO

Universiteti “Marin Barleti” organizoi sot një takim të hapur me Ministrin e Arsimit të Republikës së Maqedonisë z. Sulejman Rushiti, me temë: “Roli i shqiptarëve në integrimin e Maqedonisë në Nato”. Ndër çështjet kryesore u trajtuan problematika e arsimit shqip dhe sfidat e integrimit euroatlantik të vendit fqinj.

Mungesa 70 vjeçare e institucioneve të arsimit shqip në Maqedoni ka qenë evidente dhe do kohë të përmirësohet. Nga viti 1994 shumë pak është bërë, ndaj arsimit shqiptar në Maqedoni aktualisht dhe me të drejtë i kushtohen 70% të investimeve në kapitale “dhe kjo ka qenë dhe në qendër të debateve mes meje dhe kryeministrit Gruevski” bën të ditur ministri.

Më tepër...  
Fjalim i Ministrit për arsim dhe shkencë z. Sulejman Rushiti

Të nderuar,
 
Në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë atyre qe janë dashamirë të arsimit, dua t’ju falemnderohem për përkrahjen e politikës për ngritjen e arsimit në nivel të të gjithë bashkësive që e përbëjnë shtetin tonë multietnik.
Qëllimi për arsimin e mesëm të domosdoshëm është në pergjithësi  i përkrahur në procesin arsimor, me çka Republika e Maqedonise do të rrit përqindjen e arsimimit, do të rrit cilësinë e kuadrove te reja dhe do te ulë nivelin e të paarsimuarve në vend, me çka paralelisht do të zvogëlohet dhe varfëria.
Më tepër...